EN  |  MK  |  ALB
     
Mirësevini në Institucionin privat shëndetësor – Ordinancën specialistike neurologjike Neuropraxis

Institucioni privat shëndetësor – Ordinanca specialistike neurologjike Neuropraxis ofron shërbime të veçanta neurologjike të përshtatura për nevojat individuale të secilit pacient. Jemi krenarë se kemi mundësinë të ofrojmë shërbim të shpejtë dhe qasje të lehtë me kujdes të klasit të parë.

Qëllimi i ynë parësor është që secili pacient të ndjehet se ka përjetuar vëmendje të personalizuar nga ana e stafit dhe Dr. Ismajli-Marku. Duke patur parasysh se jemi ordinancë e vogël e kemi mundësinë që të sigurojmë kujdes të cilin nuk kanë mundësi t’a bëjnë institucionet e mëdha shëndetësore.

Vendndodhja na mundëson që të ofrojmë shërbime për një zonë të gjërë demografike e njëkohësisht të qasemi lehtësisht - ndodhemi përbrenda zonës së Klinikës Univerzitare në Shkup, hyrja e dytë nga rruga Vodnjanska (në parkingun përballë Klinikës së Onkologjisë).

Konsultat dhe testimet caktohen në mënyrë praktike, shpeshherë edhe për të njejtën ditë e më së shumti ne afatin kohor prej 1 ose 2 ditësh.

 
Kontaktoni

Adresë:
Rrugë Vodnjanska 35/4, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë

Telefon: + 389 2 3109666 / + 389 75 370596

Kontaktoni Email:
meritam@neuropraxis.com.mk

Facebook Adresë:
Neuropraxis Dr. Merita Ismajli-Marku

Harta e lokacionit:
     
 
EEG – elektroencefalogrami
 
Falë aparaturës moderne me senzitivitet të lartë që përdoret per monitorim, EEG bën matje pa dhimbje dhe regjistron sinjale elektrike që gjeneron truri.

Edhepse më shpesh përdoret për dijagnostifikimin e sulmeve epileptike, EEG shërben si testim për dijagnostifikimin e sëmundjeve tjera neurologjike, siç janë kokëdhembja, migrena, marramendja, goditjet në tru, sëmundjet degjenerative të trurit, shkaqet organike të simptomeve psiiatrike dhe invaliditetit, si dhe sëmundje tjera të trurit.
Potencialet e evokuara te trurit
 
Simptomet e zakonshme që dijagnostifikohen me testimin e potencialeve të evokuara përfshijnë marramendjen, mpirjen e duarve dhe te kembeve, si dhe sëmundje tjera të trurit.
Gjatë testimit kryhen këto veprime:
  • Gjatë VEP testimit, është nevoja që pacienti të fokusojë shikimin në një video monitor
  • Gjatë BAEP testimit, është nevoja që pacienti të mbajë kufje dhe të dëgjojë tinguj të ndryshëm
  • Gjatë SSEP testimit përdoren stimulime të lehta elektrike në nyjen e dorës dhe të këmbës për testim të senzibilitetit
VEP – potenciale të evokuara vizuale
 
VEP testimi vlerëson aktivitetet përgjatë nervit që lidh syrin me lobin okcipital, dmth pjesën e syrit që është përgjegjëse për shqisën e të pamurit.

Aktivitetet përgjatë rrugës vizive mund të monitorohen në dy mënyra: përmes VEP modelit me shah tabele dhe VEP modelit me syze.

E para perdoret per te rritur ndersa e dyta per femije. Kjo analizë pa dhimbje i mundëson mjekut të dijagnostifikojë një gamë të gjërë gjendjesh neurologjike që kanë ndikim në sistemin e të pamurit.